Vrasja e Almirit, seanca fillon më 15 shkurt (FOTO LAJM)
Gjykata Themelore e Kumanovës ka vendosur që më 15 shkurt të mbahet seanca për Almir Aliun i cili humbi jetë vitin e kaluar si pasojë e goditjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç.

"Sipas meje kemi një pamje kristale të veprës penale që ka kryer i akuzuari dhe çfarëdo strategjie që i akuzuari do të përdorë, konsideroj se gjyqi do ta ketë parasysh mënyrën se si e ka kryer i akuzuari veprën penale", është shprehur avokati Asmir Alispajiç.

Kujtojmë se babai i Almirit, Sedat Aliu, i cili ka treguar për vrasjen e të birit, tha se djali i tij ishte viktimë e nacionalizmit të prapambetur të një maqedonasi po nga Kumanova, i cili për shkaqe banale sulmoi familjen Aliu.

Vrasja e Almirit ka shkaktuar një sërë reagimesh dhe protesta për ngjarjen e rëndë më 25 qershor të vitit të kaluar. /albeu.com/
Kumanova në zi, varroset Almiri 4-vjeçar

Shtuar më 09/02/2017, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori