Telenovelës po i vjen fundi, Dybala pranon ofertën e Interit dhe ka një kusht për zikaltërit

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Dybala ka parë që Interi është destinacioni i duhur për të dhe tashmë thuhet se nuk ka më pretendime për pagën e tij.

Argjentinasi ka pranuar ofertën e parë dhe të vetme nga Interi e cila është 5 milionë euro në sezon plus bonuse. Inter e ka mbajtur aktive këtë ofertë që nga momenti që e ofroi, edhe pse para pak ditësh Marotta, CEO zikaltër, deklaroi se vijën e sulmit e kemi të kompletuar. Gjithsesi, kjo deklaratë ka qenë më shumë si një mesazh i koduar ku shumë media e kanë cilësuar si një thirrje për Dybala që të pranojë ofertën.

Pengesa e vetme është se Interi duhet të largojë të paktën një sulmues nga klubi, ku Dzeko dhe Sanchez janë më të prirurit për t’u larguar.

Dybala gjithashtu pasi ka pranuar ofertën zikaltër, ka kërkuar nga nën kampionët e Italisë që të përshpejtojnë procedurat që ky transferim të realizohet sa më shpejtë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.07.2022 09:53