Fëmijët në Berat djegin vilën 3 katëshe të një familjeje që banon në Greqi

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një vilë 3-katëshe në lagjen e ish/pjeshkores në Berat. Zjarri është pikasur fillimisht në një nga dhomat e vilës dhe në një kohë të shkurtër ka përfshirë të gjithë katin e dytë të kësaj vile.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta të Repartit Zjarrëfikës, që kanë mundur të lokalizojnë në kohë flakët e të shuajnë zjarrin.

Sipas burimeve në vendngjarje, zjarri është vënë nga fëmijët e lagjes.

Mësohet se fëmijët kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat, nga dritarja që ishte e hapur totalisht.

Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile, i vetmi kat i rregulluar dhe funksional për banim pasi kati i parë dhe ai i tretë ishin akoma në rregullim e sipër. Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.


Shtuar 22.06.2022 19:51