Sipas MeteoAlb
vranësira të dendura dhe
reshje të izoluara dominojnë motin në vendin tonë gjatë paradites.
Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe
reshje të konsiderueshme përgjatë vijës bregdetare, më pak
reshje do ketë në brendësi të territorit ku në zonat e thella malore priten
reshje dëbore.
Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 65-70 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.
Kosova
Kthjellime të
pakta dhe
vranësira të shpeshta dominojnë gjatë paradites në territorin e Kosovës.
Por pas mesditës vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë
reshje të
pakta shiu e
dëbore.
Maqedonia e Veriut
Vranësira të shpeshta dominojnë motin në MV deri në mesditë kur
reshje të
pakta do të përfshijnë zonat perëndimore fillimisht dhe gradualisht dhe pjesën tjetër të vendit.
Rajoni dhe Evropa
Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të përfshihet nga
vranësira të dendura dhe
reshje shiu e
dëbore. Ku më problematike situata paraqitet në ishujt Britanikë dhe rajonin e Mesdheut për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive të erës. Ndërsa kthjellimet mbizotërojnë Evropën Lindore.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 08:09