Qytetarët denoncojnë Partinë Socialiste: 10 mijë lekë për t’i dhënë votën Rakip Sulit

Në prag të fushatës elektorale ka dalë në pah edhe fenomeni i blerjes së votave. Familja Bregasi nga zona e Babrrusë ka denoncuar drejtuesin e njësisë administrative të Paskuqanit.

Zonja Bregasi thotë se Eduard Budini, i shoqëruar nga disa persona të tjerë të PS-së i ka shkuar në shtëpi dhe në këmbim të votës i ka ofruar 10 mijë lekë të reja.

“Erdhën disa zotërinj me kryeplakun e lagjes dhe na kërkuan kartën, i thamë nuk ta japim kartën. Pse duke marrë kartat do e marrë qeverinë ai? Të na gënjejë me 100 mijë lekë dhe 30 mijë lekë? Ne na ka ardhur Eduard Budini në shtëpi dhe na ka kërkuar kartat e inentitetit për të votuar Rakip Sulin. Na jep kartat se do shihemi më mbrapa tha”, shprehet zoti Bregasi.

Burrë e grua pohojnë për mediet se nuk kanë pranuar që t’ia japin kartat dhe të marrin lekët në këmbim të votive.

Kujtojmë se zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 14 maj në 61 bashkitë e vendit./Albeu,com