Votoi vetëm 51% e popullsisë, mbi 30 mijë vota të pavlefshme në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror Zgjedhor regjistroi 31.107 vota të
pavlefshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas përpunimeve të 3.421 nga 3.480 qendrat e votimit.
Numri i votave të vlefshme është 869.533.
Gjithsej kanë votuar 927.640 qytetarë ose 51% nga 1.814.263 të regjistruar në Listën Zgjedhore.
“Dita e zgjedhjeve
kaloi në një atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike, pa një numër të konsiderueshëm parregullsish”, thanë autoritetet mbrëmë pas mbylljes së qendrave të votimeve.
Shtuar më 16/07/2020,
ora 11:02