Votohet Qeveria Teknike në Maqedoni
Me 95 vota pro, 2 vota kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Maqedonisë ka votuar Qeverinë Kalimtare të Maqedonisë, e cila doli pas marrëveshjes së katër liderëve të katër partive më të mëdha politike në vend.

Ministrat e LSDM-së janë po të njëjtit që ishin edhe në qeverinë e mëhershme, pra Oliver Spasovski në MPB, Frosina Remenski në ministrinë për Punë dhe Politika Sociale.

Zëvendës i Spasovit do të jetë Oliver Andonov nga OBRM-PDUKM-ja, kurse i Frosina Remenskit do të jetë Dime Spasovi, ministri i deritanishëm i Punës dhe Politikës Sociale.

Vetëm dy deputetë votuan kundër ministrave të LSDM-së, Spasovit dhe Remenskit.

Aleksandar Kiracovski, Kire Naumov dhe Ljupço Nikollovski vazhdojnë në pozitat e tyre të mëparshme, zv.ministra për Shoqëri Informatike, atë të Financave dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave.

Sipas këtij vendimi, kuvendi do të duhet që të shpërndahet më 12 tetor dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme për më 11 dhjetor të këtij viti. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori