Ziyech mund vishet “kuqezi” për vetëm 10 milion euro

Edhe pse Milan është munduar të jetë aktiv në këtë merkato, Inter, Juventus apo edhe Roma duket se janë një marsh më para deri më tani.

Milani prej disa ditësh ishte në bisedime të avancuara për Charles De Kateleare, por marrëveshja për të po zvarritet më shumë sesa pritej.

“Gazzetta dello Sport” shkruan së fundmi se Ziyech është i hapur për një largim nga Chelsea dhe mbetet një alternativë për “kuqezinjtë”.

Duket se tani Milani ka mundësinë që jo vetëm ta huazojë marokenin, por edhe ta blejë përgjithmonë kartonin e tij.

Anësori mund të lihet i lirë nga “Blutë e Londrës” për vetëm 10 milion euro./albeu.com


Shtuar 26.07.2022 10:18