Votime në kushte pandemie, qytetarët nuk mund të hedhin votën nëse nuk zbatojnë këto kushte
Gjithsej 1.814.263 qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje e mbylli Listën zgjedhore.

Ndërkohë, ditë më pare, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut miratoi edhe protokollin që përcakton mënyrën e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik, që këtë vit për shkak të pandemisë, do të zhvillohet në kushte dhe masa të veçanta.

Kështu, KSHZ me protokoll obligohet që të dezinfektojë hapësirat para dhe pas votimit.

Çdo votues do të duhet të mbajë doreza, maska dhe të respektojë nga votuesit e tjerë dhe anëtarët e këshillave zgjedhor distancë fizike prej 1.5 deri në 2 metra. Distanca duhet të respektohet para dhe brenda vendvotimit.

Çdo votues para hyrjes është i obliguar të bëjë dezinfektim të duarve.

Nëse nuk mban maskë votuesi, nuk do t’i lejohet hyrja në vendvotim.

Shtuar më 02/07/2020, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori