Volker: Zgjerimi nuk është në agjendën e NATO-s
Deklarata e ish ambasadorit amerikan në NATO, Kurt Volker, zbeh shpresat e Maqedonisë për t'u antarësuar në një kohë të afërt në NATO.

Kurt Volker, në debatin e djeshëm për të ardhmen e NATO-s në Uashington, ka deklaruar se zgjerimi i NATO-s nuk është në agjendë, pasi shumë elemente kyçe të Aleancës janë në kaos.

Në prag të samitit të NATO-s në Britani të Madhe në do të zhvillohet në shtator, Volker deklaron se NATO po ballafaqohet me mungesën e udhëheqjes nga ana e SHBA-së, kaos në raport me Rusinë dhe mungesë përgatitje për të reaguar në vatrat e krizës në botë.

Zgjerimi i NATO-s dhe menaxhimi i krizave janë dy punë të mëdha të cilat Aleanca i kreu pas rënies së komunizmit. Këto dy elemente janë në kaos gjatë këtyre ditëve. Ndërtimi i Evropës së bashkuar, e tërësishme dhe në paqe nuk ka përfunduar. Kemi suksese të mëdha, pamë pranimin e një sërë anëtarësh të rinj.

Shihni Ballkanin perëndimor, Bosnjën, Kosovën ose Maqedoninë, ku ende kemi punë të papërfunduara. Jemi të lodhur nga NATO-ja, nuk kemi buxhet, e as ide”, deklaroi Volker, në diskutimin organizuar me rastrin e vizitës së presidentit francez Fransua Holande në SHBA. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2014, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori