Volker: Zgjedhjet e lira dhe transparente ndihmojë për zgjidhjen e krizës
Kurt Volker, drejtori ekzekutiv i Institutit Mekej dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Nato, ka deklaruar se zgjidhja e krizës së thellë në të cilën gjendet Maqedonia është e mundur se përmes votuesve, të cilët do ta kenë fjalën e fundit për ardhmërinë.

“Dalja është përmes zgjedhjeve. Me rëndësi është të ketë qeveri e cila do të ketë besim të ripërsëritshëm nga qytetarët. Kjo do të ishte dalja e mundshme nga kriza. Por, rruga deri atje nuk do të jetë e lehtë. Kjo do të ishte dalja e mundshme nga kriza. Por, rruga deri atje nuk do të jetë e lehtë. Nëse merren parasysh të gjitha rastet e faljes (nga Ivanov), mund të interpretohen në një mënyrë më ndryshe. Mund të jeni në anën e njerëzve të cilët e mbrojnë qeverisjen e të drejtës dhe kjo do të ishte problem, ose mund të përndiqen njerëz të cilët kanë qenë në qeveri dhe kjo të bëhet për qëllime të urrejtjes. Kjo është me të vërtetë e vështirë. Me rëndësi është tani se pasi ‘Falja’ është hequr, secili është mjet i hetimit’, është shprehur Volker në deklaratën për Zërin e Amerikës.

Sipas tij, tani është e rëndësishme që të krijohet proces për zgjedhje kredibile, të pastrohet lista zgjedhore dhe të krijohen kushte gjithëpërfshirëse për zgjedhje, të cilat do të mbahen në mënyrë të lirë dhe transparente. /Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori