Volers: Politikanët po e shkatërrojnë shtetin
Pëlqej
Amabasadori amerikan në Shkup, Pol Volers ka adresuar kritika të ashpra ndaj politikanëve në Maqedoni, duke thënë se ata janë persona shembull, për të dëshmuar sesi shkatërrohet një shtet.

“Fatkeqësisht në shumë vende, por duhet të them se edhe në këtë vend, shoh liderë që politikën e shohin si lojë afatshkurtër për të përfituar personalisht dhe për partinë e vetë, në vend se të punojnë për tejkalim të konflikteve. Mendoj se kjo është recetë për të shkatërruar shtetin”, tha Volers.

Një fjalë të tillë, Pol Volers e tha gjatë një Konference, ku flitej për përvjetorin e Luftës së Parë Botërore.

Edhe Abdilaqim Ademi, që ishte i pranishëm në konferencë tha se bie dakord me konstatimin e ambasadorit.

Në këtë konferencë, morën pjesë politikanë dhe historianë, të cilët theksuan nevojën për të nxjerrë mësime nga përvoja e hidhur që solli Lufta e Parë Botërore./albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori