Volers: Ka ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Pëlqej
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Pol Volers ka thënë se edhe pse kanë kaluar 13 vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, dokument që rregullon raportet etnike në vend, sërish ka ndasi të mëdha mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

“Edhe pas këtyre vitesh, ekzistojnë këto ndasi, ndërsa ftoj partitë politike të punojnë në tejkalimin e këtyre dallimeve”, tha Volers në fjalën e tij.

Pol Volers theksoi se duhet bërë më tepër nga institucionet që të përmbushen të drejtat e çdo etnie në Maqedoni, me qëllim që të zhduken ndasitë etnike. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori