Volers: Çdo diskutim për emrin është produktiv
Ambasadori Pol Volers ka komentuar vizitën e zv/kryeministrit për evrointegrime Fatmir Besimi, në Athinë dhe vizitën e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit në Uashington dhe Nju Jork.

Nisma e BDI-së dhe vizita e saj për tejkalimin e kontekstit të emrit me Greqinë, është vlerësuar nga ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Pol Volers.

“Mendoj se çfarëdo lloj takime që lidhen me marrëdhëniet e Maqedonisë me fqinjët e saj apo me çështjen e emrit janë të favorshme dhe produktive. Mendoj se çdo diskutim që lëviz këtë proces është ndihmues. Bëhet fjalë për një çështje, që gjatë një periudhe të gjatë duam që të zgjidhet dhe ne vazhdojmë të mbështesim procesin në OKB dhe shpresoj se problemi do të zgjidhet”, deklaroi ambasadori amerikan, gjatë vizitës së tij të nisur dje në rajonin e Pellagonisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2013, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori