Kaltrina Azizi kritikon portalet
Pëlqej
Partia shqiptare në pushtet, BDI-ja thotë se duhet rritur kontrolli mbi portalet në gjuhën shqipe.

Deputetja më e re në Kuvend nga rradhët e partisë së Ahmetit, e quajtur shpesh edhe si "vogëlushja e BDI-së", për shkak të moshës së re, Kaltrina Azizi gjatë debatit rreth ndryshimeve të ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale e vlerësoi si domosdoshmëri përfshirjen e portaleve nën ombrellën e këtij ligj.

Azizi u shpreh se portalet duke vrapuar për nga ekskluziviteti, shpifin dhe shkelin privatësinë e personave të ndryshëm.

“Mendoj se ka ardhur koha t’i jepet fund informacioneve tendencioze dhe të pabaza. Ne jemi dëshmitarë se kohëve të fundit. Kjo dukuri është shtuar dhe çdo ditë shohim gjoja lajme ekskluzive ku gazetarët jo-profesionistë merren më së shumti se ku hëngri darkë apo drekë deputeti apo një person tjetër zyrtar dhe nuk merren me lajme të cilat kanë të bëjnë me gazetari-bërjen profesionale”, vlerësoi Azizi. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori