Vodhën thesin me para dhe shesin mend në Facebook, shqiptari me shokë e pësojnë keq (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tre të rinj me origjinë nga Maqedonia kanë grabitur një postë në fshatin Voderady në Sllovaki duke vjedhur shuma të mëdha parash.

Policia nuk ka konfirmuar ende shumën, megjithatë duket se kemi të bëjmë me sasi të mëdha.

Slavcko, 28 vjeç, Kristijan, 24 vjeç dhe Goran 42 vjeç kanë treguar se janë vërtetë hajdutë fillestarë.

Pasi vodhën paratë, ata publikuan fotot me të holla në rrjetet sociale duke ua bërë të lehtë policisë identifikimin e tyre.

Një nga tre hajdutët është arrestuar, ndërsa pritet arrestimi edhe i dy të arratisurve të tjerë.
Shtuar më 20/10/2018, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori