VMRO–DPMNE: Vdesin foshnje, askush nuk merr përgjegjësi
VMRO ende vijon me akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit, të cilin sot e akuzuan se përpiqet të fshehë rastet tragjike, përpiqet të heshtë mediat duke u kërkuar të mos publikojnë asnjë lajm negativ për qeverinë dhe ministrinë që drejton, si dhe të relativizojë çdo lajm të keq që arrin të dalë në opinion.

VMRO akuzon qeverinë se ndryshimi i profesionistëve me ushtarët partiakë të LSD-së ka shkaktuar rënien e cilësisë në sistemin shëndetësor.

“Fjala përgjegjësi nuk ekziston për njerëz si Zaevi dhe Taravari. Për ta jeta e njeriut vlen më pak se karriera e tyre politike. Asnjë në qeveri nuk mori përgjegjësi për vdekjen e 10 foshnjave vetëm javën e kaluar. Ushtarët politikë, që në të kaluarën shanin politikat shëndetësore të VMRO-së, heshtën sapo u emëruan drejtorë klinikash”,- ka thene Dafina Stojanoska nga VMRO – DPMNE.

VMRO thotë se qeveria e re ka mësuar që për çdo rast fajin t’ua hedhë të tjerëve, ose të formojë komisione të njëpasnjëshme të cilat vërtetojnë më pas punën e shkëlqyer që po bën ministri i ri.
Shtuar më 01/09/2017, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori