Kurbin, gjenden 615 rrënjë kanabisi të kultivuara në fshatin Gerrnac, në kërkim 5 persona

615 rrënjë kanabisi janë gjetur në fshatin Gernaz të Kurbinit këtë të hënë.

Policia bën me dije se në lidhje me rastin ka shpallur në kërkim pesë persona, si autorë të dyshuar të veprimtarisë kriminale.

Sipas policisë mësohet se në fazën e 16 të operacionit të koduar “Imazhi” është bërë I mundur asgjësimi i 615 bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zona të ndryshme malore, në territorin e fshatit Gerrnac, Milot.

Gjithashtu, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Gerrnac dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.

/albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 13:56

Tags: