VMRO zbulon arsyet, ja pse dështoi marrëveshja me BDI-në
VMRO ka bërë të ditur arsyet se pse dështoi marrëveshja me BDI-në për formimin e qeverisë së re.

Kreu i kësaj partie, Nikolla Gruevski së bashku me sekretarin për politika ndërkombëtare Aleksandar Nikolovski, kanë zhvilluar sot një takim me ambasadorin turk Erkal Kara, ku kanë folur për situatën në vend.

Gruevski tha se marrëveshja me BDI-në nuk u karrit për shkak të platformës shqiptare.

Sipas VMRO-së, PSP-ja duhet të punojë në mënyrë profesionale e jo si dorë të zgjatur e LSDM-së dhe qendrave tjera të jashtme por sipas marrëveshjes së qershor-korrik 2015, pa ndryshime përfshirë edhe moszgjatjen e mandatit të saj.

Mes të tjerave, VMRO ka qenë kundër vendosjes së dygjuhësisë në gjithë territorin e vendit, mirëpo ka pasur pajtueshmëri që të rregullohet në ndonjë mënyrë tjetër dhe gjuha të përparojë aty ku shumicë janë shqiptarët. /albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 14:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori