Balla i kërkon SPAK hetim për Berishën: Mos dyshoni në atë që thotë SHBA

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka bërë thirrje që SPAK që të marrë në pyetje Sali Berishën.

Balla hodhi akuza ndaj Berishës për skandalin CEZ-DIA, ndërsa foli për rinisjen e hetimeve. Sipas tij, DASH e akuzon Berishën si të përfshirë në korrupsion dhe drejtësia nuk guxon ta marrë në pyetje.

“Gjej rastin ta përshëndes pasi e kritikova se thonë mediat  më në fund SPAK kanë vendosur të rihapin dosjen CEZ-DIA. Qoftë e vërtetë që SPAK të jetë zgjuar dhe të hapë edhe atë çështje. Ai që foli këtu ka një kallëzim penal nga Kuvendi i Shqipërisë për një dëm të shkaktuar shtetit shqiptar.

SPAK të jetë zgjuar dhe të hetojë edhe atë çështje. Kastriot Ismailaj është marrë në pyetje nga prokurorët. Është Berisha i pari që duhet të merret edhe si i akuzuar edhe si dëshmitar. Është Nuel Kalaj, personi që mori një thes me euro dhe i ngarkoi në makinë.

Është shitur një mall shtetëror pa i ditur vlerën dhe nuk dihet nëse shteti shqiptar i ka marrë lekët apo jo. Nuk e di njëri që ato u dhanë, u paguan. Pas 3 vitesh Sali Berisha e riktheu pas e anuloi privatizimin.  Të shkojë drejtësia dhe ta marrë njëherë në pyetje Sali Berishën. Asnjë prej nesh nuk duhet të guxojë të vërë në dyshim atë që thonë SHBA. Kur thonë që është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë dhe drejtësia nuk guxon ta thërrasë ende për çështje që është i kallëzuar. Për çfarë duhet ta besoj unë SPAK nëse ai është i përfshirë. Prandaj Sali veri këto se kërcënove edhe kryetaren e Kuvendit, harroje ti Sali që mund të kërcënosh më ndonjë socialist apo qytetar se ç’bën me të tutë”, tha Balla.


Shtuar 21.04.2022 15:28