Putin dhe Zelensky urojnë Macron për fitoren e zgjedhjeve në Francë

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij, njofton Moska.

Sipas një deklarate nga Kremlini, telegrami i Putinit i uroi presidentit francez Macron sukses në “veprimtaritë shtetërore, si dhe shëndet të mirë dhe mirëqenie”.

Më herët dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka uruar Putinin.

“E vlerësoj mbështetjen e tij dhe jam i bindur se po ecim së bashku drejt fitoreve të reja të përbashkëta”, shkroi Zelensky në Twitter.

Macron mundi kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një diferencë të habitshme votash, duke u bërë presidenti i parë francez në detyrë në 20 vjet që rizgjidhet./albeu.com