VMRO: Zaev premtoi anëtarësimin në BE dhe NATO pa i prekur interesat kombëtare
Zoran Zaev premtoi anëtarësim të plotë në BE dhe NATO pa prekur çështjet e identitetit dhe pa u dakorduar çfarëdo marrëveshjesh në dëm të interesave nacionale dhe shtetërore, thekson VMRO-DPMNE në reagimin me shkrim të deklaratës së kryeministrit Zaev të dhënë në takimin me organizatat qytetare.

Sipas VMRO-DPMNE-së, atë që Zaev e flet tani, lirimin e rekomandimit të kushteve shtesë Maqedonia i pati deri në vitin 2015, gjegjësisht, siç theksohet, deri në momentin kur LSDM me papërgjegjësi e shtyu vendin në krizë politike.

"Qytetarët nuk guxojnë të manipulohen. Qytetarët e mbajnë në mend se Radmilla Shekerinska premtonte zgjidhjen e çështjes së emrit në afat prej gjashtë muajve dhe anëtarësimin e shpejtë në BE dhe NATO. Pushteti i ri ka për obligim ta realizojë atë që e premtoi", thuhet në reagim.
Shtuar më 25/06/2017, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori