Shqipja e Xhaferit në Kuvend tërbon Gruevskin
VMRO-DPMNE, sot në konferencë për shtyp akuzoi se ka filluar realizimi i asaj që ata quajnë “Platformës së Tiranës” dhe se arrijnë faturat nga sjellja antishtetërore dhe tradhtare të LSDM-së dhe e kryetarit të tyre Zoran Zaev.

"Talat Xhaferi paralajmëroi se do ta zyrtarizojë gjuhën shqipe në gjithë territorin, ndërsa Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të jetë parlamenti i tretë në rajon ku seancat do të zhvillohen në gjuhën shqipe", tha në konferencën për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE-së Dragan Danev.

Marrëveshja e Ohrit, tha ai, parashikon që deputetët të mund të drejtohen në gjuhën e tyre amtare, nëse e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, sepse kjo është e drejtë individuale, por kur zhvillohet seancë, ky është akt i pozicionit kryetar i Kuvendit dhe në emër të institucionit që e përfaqëson, dhe për këtë gjuha e vetme zyrtare në gjithë territorin është gjuha maqedonase.

Danev gjithashtu tha se, Xhaferi ka thënë se seancat do t'i udhëheqë edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase.

Shtrohet pyetja, tha Danev, kjo vallë ka qenë pjesë e programit të madh të LSDM-së dhe për këtë kanë votuar anëtarët dhe simpatizantët e LSDM-së. Zaevi, tha ai është njeriu i vetëm, i cili ka arritur për një ditë t'i bëjë maqedonasit edhe bullgarë edhe serbë.

"Sjellja e tillë e Zaevit është tërësisht e papranuar. Është koha që Zaevi ta dëgjojë zërin e popullit. LSDM-ja do të mbajë përgjegjësi për krimet mbi Maqedoninë", deklaroi në konferencën për shtyp Danev. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2017, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori