VMRO vendos kushte të ndërsjellta për votimin e ligjeve
Pëlqej
Deputetët e opozitares maqedonase VMRO-DPMNE janë shprehur kundër propozimi të tre ligjeve të propozuara nga shumica parlamentare që të hyjnë në procedurë kuvendore dhe të votohet me procedurë të përshpejtuar.

Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski kjo është “kusht” për BDI-në dhe LSDM-në që ata të shprehin qëndrim për pakon e ligjeve të propozuara nga partia e tij.

“Propozuam tre ligje me procedurë të përshpejtuar. Rritje e rrogës për 5 përqind për të punësuarit e sektorit publik, ndryshime të ligjit për përmbarues i cili parasheh që shuma e shlyerjes së borxhit të mos jetë më e madhe se vlera e borxhit si dhe ndryshime të ligjeve të cilat do të mundësonin përfitim të bonove nga ana e studentëve të vitit të tretë dhe katërt. Nuk votojmë për ligjet e shumicës parlamentare sepse presim që ata të shprehen për propozimet e tona”, tha Dimovski.

Për këtë shumica parlamentare ka votuar që propozimet e VMRO-DPMNE-së të futen në rend të ditës, pas së cilës deputeti i saj, Dimovski ka sqaruar se “futja në rend dite nuk do të thotë se opozita do të voton për tre ligjet e shumicës parlamentare”.

“Ne do të presim të rritet rroga për 5 përqind e më pas do të votojmë për propozimet e juaja”, tha Dimovski.

Përndryshe, shumica parlamentare ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë propozimet për ligjin e rrogës minimale, punëtorëve të falimentuar dhe shkëputjen e taksës radiodifuzive. Siç qëndron në njoftimin e propozimit të këtyre ligjeve, këto ligje kanë një rëndësi të veçantë dhe do të kontribuojnë në rritjen e të ardhurave të qytetarëve, për zvogëlimin e dallimeve sociale dhe për largimin e padrejtësisë së punëtorëve të falimentuar.


Shtuar më 04/09/2017, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori