Anullohet debati për "Branitellat"
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot u anulua vazhdimi i 22-të e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në të cilën duhej të diskutohet për Propozim-ligjin për ish pjesëtarët e forcave të sigurisë për shkak të mungesës së arritjes së shumicës së nevojshme, informon Kurir.

Suzana Anova, e cila kryeson Komisionin, theksoi se gjatë muajve të kaluar është treguar se mbështetja e paralajmëruar nga ana e deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit është e rremë dhe deklarative.

"Shpresoj që deputetët e Lidhjes Socialdemokrate përfundimisht e kuptuan se me mënyrën e punës në periudhën e kaluar, me përpjekjet e tyre për imponimin e skenarëve të zinj në Republikën e Maqedonisë dhe destabilizimin e shtetit, me përpjekjet për rrëzimin e dhunshëm të pushtetit i cili para një viti e gjysmë në zgjedhjet më legjitime të organizuara deri më tani në Republikën e Maqedonisë erdhi në pushtet nuk mbrohen të drejtat e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe në këtë mënyrë nuk kujdesemi për shtetin", u shpreh Anova.

Ajo dërgoi apel që të kthehen në vendet e tyre të punës në Kuvend që të mundet ky ligj të sillet sa më shpejtë pavarësisht qëndrimeve të kundërta të deputetëve të PDSH-së dhe BDI-së.

Talat Xhaferi i BDI-së, edhe një herë përsëriti se është për sjelljen e një ligji i cili do t'i përfshijë të gjithë personat e vitit 2001, ndërsa BDI është kundër sjelljes së një ligji të këtillë dhe do ta shfrytëzojë çdo mundësi për mosjelljen e tij.


Në Komisionin për punë dhe politikë sociale i cili numëron 13 anëtarë, gjashtë janë të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, dy deputetë të BDI-së, një i PDSH-së dhe katër janë të LSDM-së. /albeu.com/



11:48 - Projekt-ligji i Forcave të Sigurisë, i njohur ndryshe si "ligji i branitellave", është vendosur në mënyrë të papritur në rendin e ditës së seancës së sotme të Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale.

Në orët e paradites së djeshme dhe pa u informuar paraprakisht deputetët, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ka caktuar për sot në ora 11 seancë të këtij Komisioni, i cili nuk ka mundur më të diskutojë për “branitellat” qëkur mungojnë deputetët e opozitës.

Mbledhja e kuorumit të nevojshëm mendohej të jetë shkaku që do të anulojë deri në zgjedhjet lokale të a.q. ligj të branitellave.

Pritet të sqarohet gjatë ditës se cili ka qenë motivi i caktimit të seancës, duke qenë se mungon opozita dhe si pasojë, kuorumi i nevojshëm. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori