VMRO: Republika e Iliridës, projekt joserioz
Pëlqej
Shpallja e Republikës së Iliridës në Maqedoni ka bërë që shumë parti dhe grupe individësh të reagojnë.

Partia në pushtet e kryeministrit Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE e ka dënuar ashpër deklaratën e shpalljesë së pavarësisë së Iliridës.

“Këto ngjarje të bëra nga politikanë të margjinalizuar janë një përpjekje e varfër për të dëmtuar promovimin e respektit reciprok dhe mirëkuptimit mes qytetarëve. Sovraniteti nuk është një gjë që mund ta ndryshojë kushdo. Këta njerëz tregojnë papjekuri dhe papërgjegjshmëri në sjellje. Këto përpjekje për të nxitur individët përmes çrregullimit të besimit reciprok duhet dënuar të gjitha palët”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

VMRO-DPMNE ka thënë ne fund se ngjarje të tilla nuk janë as serioze që të mund të zënë politikën ditore në Maqedoni. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2014, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori