VMRO reagon ndaj "bombës" së fundit të Zaevit
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj publikimit të “bombës” së fundit të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë dje në Prilep. VMRO përsëriti qëndrimin se përgjimet janë montime dhe se qytetarët e Prilepit njohin rezultatet e punës së kreut të Komunës, Marjan Risteski.

“Me paraqitjet e tij të fundit, Zaev pranoi vetë se ka pasur për qëllim që të dëmtojë shtetin, sigurinë e tij, sistemin e sigurisë, bashkëpunimin me shërbimet mike dhe kapacitetin e njësive tona, duke nxjerrë në publik të dhënat e klasifikuara si sekret shtetëror. Qytetarët po e kuptojnë gjithnjë e më lehtë se fjala është për një skenar të dështuar për destabilizimin e shtetit, përgatitur nga Zoran Zaev dhe nga disa njerëz në kupolën e LSDM-së”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 12:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori