VMRO: Qeveria të tejkalojë vërejtjet në raport
Pëlqej
Edhe VMRO-DPMNE mendon se Maqedonia duhet të vazhdojë rrugën drejt BE-së deri në integrimin e saj të plotë dhe për këtë vendimtare është mbështetja e miqve nga BE, të cilët duhet të monitorojnë nga afër proceset dhe vullnetin e qeverisë që të punojë në tejkalimin e vërejtjeve të shënuara në Raportin e KE-së.

“BE i duhet Maqedonisë si mënyrë për të ngritur standardin e qytetarëve, cilësi më të lartë të jetesës dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta. Në këtë drejtim, VMRO-DPMNE dha kontribut duke dhënë vërejtje thelbësore që u përfshinë në ligjet reformuese që u miratuan, duke u bazuar në interesat shtetërore dhe të qytetarëve”,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori