VMRO-Popullore: Zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me ato lokale
Partia VMRO-Popullore nëpërmjet një njoftimi për mediat ka bërë thirrje që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me ato lokale në javën e tretë të muajit mars të vitit 2017.

Në njoftimin e dërguar me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes së Përzhinos theksojnë se ky termin është shumë optimal dhe kohë reale për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se partitë të ulen dhe të kryejnë detyrat që duhet, shkruan Zhurnal.

Gjithashtu ata propozojnë që vendi të ketë një njësi zgjedhore dhe se zgjedhjet duhet të jenë të drejta, demokratike dhe kredibile si dhe të njohura nga ndërkombëtarët./Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori