VMRO-Popullore: VMRO-DPMNE "parti frikacake dhe qyqare"
“Partia më frikacake dhe më qyqare” këto janë akuzat e bëra nga VMRO-Popullore ndaj VMRO-DPMNE. Kjo akuzë ka ardhur nga VMRO-Popullore pasi VMRO-DPMNE po shmang debatet dhe përballjet televizive.

reagimin me shkrim, kjo parti ka akuzuar se mediat maqedonase nuk po i japin fare hapësirë, dhe se “kjo censurë bëhet me diktatin e partisë në pushtet”.

“Përkundër faktit se jemi disa ditë para përfundimit të procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale, VMRO-PP konstaton se gjatë fushatës njëmujore nuk është transmetuar as edhe një pjesë nga fjalimi i kryetarit të partisë, Ljubço Georgievski, ndonëse ai ka marrë pjesë dhe ka folur në shumicën e tubimeve të Lidhjes për Ardhmërinë”, thuhet në reagimin e partisë.

Sipas këtij subjekti politik, fushata 30-ditëshe ka provuar më së mirë se sa shteti i kontrollon mediat, shkruan Zhurnal.

“Të vetmin zë që mundeshim ta dëgjojmë në këtë fushatë parazgjedhore ishin spotet negative me porosi të VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagimin e partisë së Georgievskit. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2013, ora 12:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori