Partia VMRO-Popullore ka paralajmëruar se nuk do të merr pjesë në
zgjedhjet parlamentare të parakohshme të 5 qershorit.
Kjo
parti ishte e gatshme për zgjedhje, duke u bazuar në rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare, ndërkaq në lidhje me këtë
vendim, VMRO-Popullore thotë se nuk do t’i bashkëngjitet ndonjë partie
politike, e as të nënshkruaj ndonjë deklaratë të ofruar nga cilado qoftë palë, dhe se do të vazhdojë të jetë e pavarur, me program të njohur dhe ideologji që e dallon nga të gjitha partitë tjera
politike, thuhet sipas burimeve brenda partisë.
Ndërsa lidhur me vendimin e Ivanovit, kjo
parti thotë se është
vendim skandaloz që shkaktoi thellim të krizës
politike dhe e varrosi marrëveshjen e Përzhinos, duke dëmtuar procesin e përgjithshëm politik në vend dhe marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n./Albeu.com/
Shtuar më 23/04/2016,
ora 17:04