VMRO: Populli nuk votoi për deklaratën nga Tirana
VMRO-ja ka akuzuar mëngjesin e sotëm kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, se nuk po mban asnjë përgjegjësi për të mbrojtur interesat e Maqedonisë, dhe se ka këmbëngulur në ofertën e tij kundrejt kësaj partie për të hequr dorë nga Platforma e partive shqiptare.

"Qytetarët nuk votuan as për monedhat, as për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin, as për krijimin e shtetit binacional ose për federalizimin apo kantonizimin.

Qytetarët nuk votuan për deklaratën nga Tirana. Zaev e pranoi këtë vetëm për të ardhur në pushtet pa mbështetjen e popullit", thuhet në deklaratën e VMRO-së. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori