VMRO deri më tani ka ngritur 19.350 amendamente kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili të hënën duhet të jetë para deputetëve.
Ky numër i amendamenteve nuk është definitive, pasiqë amendamentet vazhdojnë të vijnë nga opozita. Sipas parashikimeve
ligji s’do miratohet një periudhë më të gjatë.
Shërbimet e
parlamentit tani më kanë filluar
procedurën e pranimit të amandamenteve të VMRO-së, ndërsa disa deputet opozitar po bëjnë dorëzimin dhe nënshkrimin e të njëjteve në arkivin e
parlamentit.
Senaca në të cilën do të shqyrtohet
ligji në lexim të tretë është caktuar për ditën e hënë.
Sipas procedurave, çdo amandament mund të elaborohet 3 minuta. Shumica ka paralajmruar se të njejtët do të shqyrtohen në disa grupe dhe se do të kërkohet mënyrë për ta kufizuar
procedurën. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018,
ora 18:49