Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE ka paralajmëruar se në muajin nëntor do të mbahen
zgjedhje të jashtëzakonshme, në
rast se LSDM-ja nuk kthehet në Kuvend.
“Në
rast se deputetët e opozitës të udhëhequr nga LSDM nuk kthehen në
Parlament, në muajin nëntor do të shpallen
zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi shefi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski në një intervistë për televizionin Telma, trasnmeton INA.
Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski gjithashtu i bëri thirrje opozitës që të kthehet në
Parlament deri më 8 tetor./albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014,
ora 17:56