VMRO: Nxirni platformën e turpshme në pah, le të votojë populli
Nga VMRO-ja, me anë të një deklarate për shtyp kanë bërë me dije se populli i Maqedonisë duhet të vendosë nëse e pranon platformën shqiptare apo jo.

"Pse do të hapej dialog për himnin? Pse do të hapej dialog për flamurin? Pse do të hapej dialog për stemën? Thjesht, pse të bisedohet për cilëndo pikë e cila prek thellë në çështjet e identitetit?", janë këto disa pyetjet që ngrenë nga kjo parti.

"Për këtë Zaev po fshihet dhe lejon që BDI të informojë qytetarët se LSDM e ka shitur identitetin vetëm që të futet në qeveri. Për këtë shkak BDI e informon publikun se edhe monedhat do të jenë në dy gjuhë, ndërsa do të ndryshojnë dhe uniformat e armatës dhe policisë së Maqedonisë.

Për këtë shkak BDI e informon opinionin se Maqedonia do të dënojë vetveten për gjenocidin mbi shqiptarët", shtojnë nga partia, transmeton "Zhurnal".

"E gjithë kjo do të bëhet vetëmZoran Zaev të futet në qeveri. Ai dhe udhëheqësia e tij kriminele e LSDM-së janë të nënçmuar. Pika e tyre e dobët është problem i gjithë shtetit. Tragjedia është në atë se jo vetëm ne por edhe gjeneratat e ardhshme do të paguajnë për krimin që e bëjnë Zoran Zaev dhe udhëheqësia e tij", thonë nga VMRO-DPMNE.

"Zoran Zaev dhe udhëheqësia kriminele e LSDM¬së duhet të vinë në vete që të shohin se çfarë dëmi i shkaktojnë interesave kombëtare dhe shtetërore. Stema nuk guxon të shëndrohet në një euro për Viceton. Flamuri nuk mund të shëndrohet në krimet e Kullave të Mbretit.

Himni nuk guxon të shëndrohet në Strumica gaz. Identiteti nuk peshon aq sa bonbona, bizneset ose banesat e Radmilla Sheqerinskës", thonë nga partia.

"E papranueshme është lakimi i interesave shtetërore dhe kombëtare. Mbledhni guximin dhe përballuni me popullin maqedonas. Nxirni platformën dhe marrëveshjen e turpshme në pah. Le të voton populli. E jona është që ta dëgjojmë", shtojnë nga VMRO¬-DPMNE.

"Vijnë zgjedhjet lokale. Është i kuptueshëm frika e LSDM-¬së. E dinë që platforma e Tiranës është katastrofike për Maqedoninë. Për këtë shkak i fshehin marrveshjet. Gjithsesi gjykimi i popullit është i fundit. Platforma ishte e krijuar pas zgjedhjeve dhe qytetarët kanë të drejtë të shprehen", thonë nga partia.

"Nëse LSDM nuk ka guxim të përballet me qytetarët, e thërrasim që publikisht të tërhiqet nga platforma dhe nga realizimi i elementëve të saj ku si shpërblim të kësaj do të ketë mbështetjen e VMRO-¬DPMNE-¬së, edhe pse gënjeshtrat e Zoran Zaev humbën në zgjedhje", porosisin nga VMRO-ja. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2017, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori