VMRO nuk pranon vendimin e Administratives: Ne jemi fitues të zgjedhjeve
Skenari të vjedhur fitoren e zgjedhjeve na bën edhe më të fortë, më të vendosur në qëllimin tonë për të mbrojtur demokracinë, sepse ne jemi në anën e popullit, drejtësisë, ligjit dhe të vërtetës, dhe në këtë kontekst VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin e publikuar të shtunën të Komitetit ekzekutiv të partisë.

Kështu është shprehur Nikola Todorov lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative e cila e pranoi padinë e LSDM-së për rivotim në qendrën e votimit 2011 në Tearcë.

“LSDM dhe eprorët e tyre vazhdojnë përpjekjen e turpshme për të vjedhur fitoren e kristaltë të VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative të cilët votuan për të pranuar padinë e LSDM-së, sollën vendim të paligjshëm të shtyrë nga motive politike”, theksoi Todorov. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2016, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori