Anëtarësimi në NATO i Suedisë dhe Finlandës, Shqipëria jep zyrtarisht dritën jeshile

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar se Shqipëria zyrtarisht jep dritën jeshile për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

Në mbledhjen e sotme miratuam në parim protokollet e aderimit në NATO në Suedisë dhe Finlandës. Kemi dhënë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto janë protokolle që kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend.

Kur kjo procedure të miratohet në 230 parlamentet e vendeve anëtare të NATO do të bëhet i mundur pranimi de jure në traktatin e Atlantikut të Veriut për këto dy vende. Hapi final është edhe depozitimi i instrumentit të anëtarësimit pranë qeverisë së SHBA në cilësinë e vendit depozitues të këtij traktati. Është një zhvillim i rëndësishëm që forcon sigurinë dhe bashkëpunimin mes SHBA dhe BE-së si dhe NATO-s dhe BE-së. Është një zhvillim që vjen si një pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit rus në Ukrainë.ka thënë Xhaçka.

Kujtojmë që Suedia dhe Finlanda synojnë futjen në  NATO, por nuk do të jetë e lehtë, pasi deri më tani Turqia ka vendosur veton për të mos votuar pro./albeu.com