VMRO nis marshin kundër të ardhmes së Maqedonisë
Duke kërkuar largimin e kryeministrit aktual, Zoran Zaev, VMRO-DPMNE-ja ka njoftuar se do të mbajë protestë të dielën në Kërçovë.

“Që Republika e Maqedonisë t’i arrijë vlerat evropiane, është e nevojshme që LSDM dhe Zoran Zaev të largohen nga pushteti, pasi që vetëm kështu shteti dhe qytetarët do të përparojnë.

Për këtë i ftojmë qytetarët që të na bashkëngjiten në marshin protestues, që e organizojmë në Kërçovë, të dielën me fillim prej ora 13:00, në rrethrrotullimin e stacionit të autobusit”, shkruan në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
Shtuar më 31/08/2018, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori