VMRO: Maqedonia është viktimë e sjelljes së Zaevit
VMRO-DPMNE-ja me anë të një deklarate për medie, ka akuzar Lidhjen Social-demokrate të Maqedonisë se po hesht ndaj deklaratësTalat Xhaferit, i cili tha se seancat në Kuvend do t'i udhëheqë edhe në gjuhë shqipe.

Nga VMRO-ja theksojnë se Maqedonia është viktimë e sjelljes anti-shtetërore të Zoran Zaevit.

"Krimineli Zaev dhe LSDM, përveç se i mashtruan qytetarët dhe shkellin vullnetin e tyre, shkelën edhe Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, ndërsa tani heshtin dhe mbështesin provokimet me të cilat ka filluar realizimi i Deklaratës së Tiranës.

LSDM-ja hesht për vendosjen e flamurit shqiptar në Kabinetin e kryetarit të Kuvendit.

Ndërsa tani ajo po hesht edhe ndaj deklaratave të Talat Xhaferit se do ta zyrtarizojë gjuhë shqipe në gjithë territorin", thuhet në deklaratën e kësaj partie. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2017, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori