VMRO: LSDM në panik, bashkëpunon me shërbimet e huaja
VMRO-DMNE-ja thekson se LSDM-ja është në panik, pasi janë kapur se bashkëpunojnë me shërbimet e huaja dhe në skenarin e tyre, gjë që është në dëm të shtetit.

Përmes një njoftimi VMRO-DPMNE-ja i bëri thirrje institucioneve kompetente të zbulojnë prej ku janë incizimet aktuale, mënyra si publikohen, kush i ka bërë ato dhe nëse është nga masat e posaçme hetuese (MPH) e dhëna ligjore ose jo, dhe për çfarë bëhet fjalë.

“VMRO-DPMNE-ja u bënë thirrje institucioneve kompetente që ta hetojnë hollësisht edhe rastin Puç, të shohin se kush xhiron dhe kush i përdor ato materiale për kërcënime ndaj bartësve të funksioneve shtetërore, në bashkëpunim me shërbimet e huaja. Ka procedurë gjyqësore dhe ne si parti mbajmë qëndrimin se edhe partitë edhe mediumet lidhur me këtë rast duhet të sillen me përgjegjësi dhe në mënyrë profesionale dhe në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe standardeve demokratike, që të mos lejohet qëllimi i atyre që janë inspiratorë të këtij rasti që të realizohet”, thuhet në reagim. /albeu.com/

Shtuar më 04/02/2015, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori