VMRO-DPMNE-ja, me anë të një deklarate për medie, ka thënë se Lidhja Social-demokrate ka frikë nga humbja, prandaj po i vonon
zgjedhjet lokale.
Nga kjo
parti thonë se
zgjedhjet lokale duhet të mbahen sa më parë së bashku me ato parlamentare.
"LSDM-ja dhe shumica parlamentare duhet të mundësojnë funksionim të pandërprerë të njësive të pushtetit lokal dhe të shpallin sa më shpejtë vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal", thonë nga kjo
parti.
Sipas VMRO-së, mbajtja e
zgjedhjeve lokale nuk ka asnjë lidhje me formimin e qeverisë dhe LSDM-ja nuk duhet të kërkojë arsyetime për mbajtjen e
zgjedhjeve lokale. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2017,
ora 13:15