VMRO: Lirimi i të akuzuarve në rastin "Sopoti", pjesë e platformës së Tiranës
Pëlqej
“Lirimi i të akuzuarave të rastit “Sopot” ishte njëra nga pikat e platformës së shkruar në Tiranë me 7 janar të vitit të kaluar”, thonë nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE.

“Një vit më vonë PSP-ja i liroi të akuzuarit me arsyetimet se nuk ka fakte. Kush i kishte vendosur minat në rrugën Sushevo-Sopot, ku po kalonte automjeti i NATO-s me 4 mars të vitit 2003, përgjigje nuk ka. Kush e porositi dhe vendosi eksplozivin në vendin e quajtur Bozhja Dupka, në të cilin shpërthim humbën jetën anëtarët e policisë polake, Pavel Leginski dhe Fjodor Nikulovski dhe civilët Kurnislav Kiprijanovski, përgjigje nuk ka. Kush janë njerëzit e parë të MPB-së, BSP-së, DSK-së përgjegjës për hetimin dhe ato a e kanë pasur informacion që dolën sot? A do të ketë përgjegjësi përderisa sa PSP beson se qeveria e kaluar e kishte montuar hetimin? A do të ketë përgjegjës për gjyqtarët që atëherë e kishin udhëhequr me lëndën, sepse sipas Katica Janjevas ishte gjykuar pa fakte. Sot Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë do të vendos për padrejtësinë e të akuzuarëve patriot. Nuk ka asnjë dëshmi se pse këtyre njerëzve i’u është vazhduar paraburgimi”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Në njoftim theksohet se gjyqi duhet të udhëhiqet sipas ligjeve kushtetuese dhe jo të plotësohen dëshirat të urdhëruar nga qendra të ndryshme
Shtuar më 20/03/2018, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori