VMRO kundër BDI-së: Mos u bëni servilë të amerikanëve, por respektoni maqedonasit
Pëlqej
Deputeti maqedonas Dimitar Stevanangjia ka folur kundër deputetit të BDI-së, Artan Grubi, duke thënë se deklarata e tij lidhur me notën për ambasadën e SHBA-së është një servilizim kundrejt Amerikës.

Stevanangjia ia ka thënë Grubit, se në vend se të jetë servil ndaj amerikanëve, është më mirë të respektojë bashkëqytetarët e vet maqedonas.

"Kolegu Artan Grubi sot ka folur pa i matur fjalët. Qëndrimi i tij i sotshëm është mesjetar. Në vend që të jetë servil ndaj amerikanëve, më mirë do të ishte që t'i respektojë bashkëqytetarët e vet maqedonas", ka shkruar Stevanangjia në Facebook.

Ndërsa, Grubi në reagimin e tij kishte thënë se për notën kundër ambasadës amerikane nuk është pyetur BDI-ja si partner në koalicion. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori