VMRO kërkon tërheqjen e pr/ligjit për shqipen
VMRO-DPMNE kërkon të tërhiqet propozim-ligji për gjuhën shqipe dhe të kalojë në debat publik. Sipas tyre është shkelur kushtetuta dhe flamuri evropian.

VMRO-DPMNE thotë se dygjuhesia nuk është kërkuar si kusht i BE-së për hapjen e negociatave me Maqedoninë.

Kërkesa e VMRO-DPMNE-së për tërheqjen e këtij propozim-ligji nga rendi i ditës, nuk mori përkrahjen e deputetëve të shumicës.

Kryetari i komisionit për çështje evropiane Artan Grubi, dha gjysmë orë pauzë për shkak se deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan të drejtën e tyre për procedurale.




Shtuar më 05/09/2017, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori