VMRO kërkon lustrimin e Fërçkovskit dhe Ismail
Kryetari i Komisionit për lustrim Tome Axhiev ka marrë detyrë të re nga partia në pushtet e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE. Në bazë të kësaj "porosie", kreu i komisionit për lustrim duhet të përfundojë sa më shpejt lustrimin e Lubomir Fërçkovskit dhe Gjuner Ismail, raporton portali "Libertas".

Tome Axhiwv, sipas të gjitha gjasave ka marrë ultimatum që Fërçkovskin dhe Ismail ti shpallë spiunë dhe pa parlajmërim mbrëmë ka shpërndarë materiale dhe e ka vënë lustrimin e këtyre dy ish funksionarëve në rend dite në seancën e Komisionit të lustrimit, i caktuar për nesër. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2012, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori