VMRO-ja: Zaev kërkon pushtet për të shpëtuar nga krimet
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
VMRO-DPMNE me anë të një deklarate për shtyp, ka thënë se partnerët e koalicionit të Zoran Zaevit nga Aleanca për Shqiptarët, vërtetuan mbrëmë edhe një herë se për ta nuk është i rëndësishëm interesi shtetëror.

"Zoran Zaev është i dëshpëruar dhe ka nevojë patologjike për pushtet. Ai e sheh pushtetin si shpresën e vetme për shpëtim dhe amnisti të të gjitha krimeve që i ka bërë ai dhe kryesia kriminale e LSDM-së", thuhet në deklaratën e kësaj partie.

VMRO gjithashtu akuzon Zaevin se ai nuk ka mundësi që të dënojë asnjë deklaratë antishqiptare që vjen nga partnerët e tij zyrtar. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2017, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori