VMRO: Ja pse dështuan negociatat me BDI-në
VMRO-DPMNE-ja ka thënë se nuk e ka pranuar platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe se Prokuroria Speciale nuk ka qenë tema e cila është bërë shkak për dështimin e negociatave me Bashkimin Demokratik për Integrim.

"Në shumë raste potencuam se PSP-ja nuk ka qenë problem në bisedimet me BDI-në për formimin e Qeverisë. Në periudhën e kaluar nëpërmjet intervistave, deklaratave dhe komunikatave njoftuam se me BDI-në në fillim u konstatuan pozita të ndryshme sa i takon PSP-së.

Mbi 95% të kohës së bisedimeve ju kushtua debatit rreth kërkesës së BDI-së për zbatimin e dygjuhësisë, ku ishin edhe dallimet kryesore", kanë bërë me dije nga VMRO-DPMNE-ja.

Por, nga ana tjerër, nga BDI-ja kanë përsëritur se gjuha shqipe dhe çështjet e tjera etnike, nuk kanë përçarë palët në negociata dhe se pengesat janë hasur për zbatimin e shtetit ligjor.

"Me VMRO-DPMNE-në nuk mundëm ta kalojmë opsionin e pestë, shtetin ligjor, në të cilën hynë Pribe dhe Prokuroria Speciale Publike. Për herë të parë, në historinë e Maqedonisë së pavarur, nuk kemi asnjë dallim me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në sa i takon çështjeve etnike", ka thënë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Pas dështimit të Gruevskit presidenti Ivanov deklaroi se për formimin e kabinetit të ri do ta mandatoj politikanin që do arrijë të sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.
Shtuar më 13/02/2017, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori