VMRO-ja nuk tërhiqet nga bisedimet për ligjet reformuese
VMRO-DPMNE-ja nuk do të tërhiqet nga negociatat që po zhvillohen mes grupeve të punës rreth ligjeve reformuese. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski në një bisedë telefonike për Alsat tha se mbetet në qëndrimin se ligji për përdorimin e gjuhëve në mënyrën se si u votua në Kuvend, ishte skenar që kishte për qëllim largimin e VMRO-së nga negociatat mes dy subjekteve të bllokut politik maqedonas.

Mickoski mbetet në qëndrimin se subjekti i tij do të mbështes reformat me qëllim zbatimin adekuat të tyre. Kreu i VMRO-së theksoi se subjekti i tij është i vetëdijshëm se po negocion me subjekt dhe njerëz të cilët nuk kanë kapacitet për reforma, andaj sipas tij, për interesat shtetërore është e nevojshme ndërhyrja e VMRO-DPMNE-së. Këtë qëndrim sot e konfirmoi edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Igor Janushev.

"Kryetari Mickoski tashmë disa herë e ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje më këtë çështje. Bëhet fjalë për qëndrim partiak dhe neve si subjekt mbetemi në atë qëndrim" – tha Igor Janushev, Sekretar i Përgjithshmit i VMRO-DPMNE-së.

Janushev shton se veprimet e deputetit Nikolla Gruevski në Kuvend ditën kur u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk ishin produkt i koordinimit partiak dhe se ish kreu i kësaj partie ka vepruar me kryeneçësi.

"Nuk kishte asnjë koordinim në lidhje me atë që ndodhi në Kuvend" – shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2018, ora 16:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori