VMRO: Idenë për kryeministër shqiptar e dha Frckovski
Jemi mësuar me LSDM-në për të cilën nuk bëjnë as sindikatat, as mediumet, as prokuroria, as Banka Popullore edhe atë vetëm pse kanë mendim ndryshe nga ai i Branko Cërvenkovskit. Prej sot për ta nuk bën as diaspora, pasi e njëjta ka mendim ndryshe nga mendimi i funksionarëve të LSDM-së. Kështu u tha dje në reagimin e VMRO-së ndaj njoftimit të LSDM-së, ku thuhet se nuk po përgatisin një koalicion me BDI-në, njofton Portalb.mk

"Të përkujtohemi, deklarata e parë për mundësinë që kryetari i Qeverisë të jetë një shqiptar rrjedh nga Lubomir Frckovski. Këtë deklaratë ai e dha në televizionin shqiptar Top Channel, ku tha se ‘kryeminnistër mund të bëhet një shqiptar pa kurrfarë problemi", thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2012, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori