VMRO i cilëson montime përgjimet e "bombës 11"
VMRO DPMNE-ja edhe një herë i ka cilësuar si të krijuara dhe të montuara bisedat e publikuara nga LSDM-ja opozitare.

Në një reagim me shkrim të partisë së Gruevskit thuhet se opozita është duke punuar një skenar të huaj për të vetmin qëllim që në pushtet të vijnë pa mbështetjen e qytetarëve.

Konferenca e tyre tregon se nuk kanë kurrfarë koncepti. Në komunikatën e VMRO-së thuhet se konferencën për media të opozitës e ka mbajtur Pançe Orcev, për të cilën thonë se është partner biznesi i Zoran Zaevit dhe njëherit, sipas VMRO-së i njohur edhe për fshehje tatimi.

Skenari desktruktiv i LSDM-së nuk kalon tek qytetarët. Të gjithë e kanë të qartë se LSDM-ja tenton që pa mbështetjen e qytetarëve me ndihmë të drejtpërdrejtë nga qendra të huaja të tentojnë të vijnë në pushtet. Është e qartë se LSDM-ja nuk zgjedh mjete dhe vazhdon të punojë për interesa të huaja në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2015, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori